Secondary Adv

Amazon drejt zevendesimit te punonjesve me robote

Share on Google+

Qendra gjigande e magazinimit të Amazon ka një ushtri prej 1.000 robotë gjithmonë funksionalë, të krijuar për të lëvizur miliona artikuj si dhe për të skanuar porositë.    

  

Duke përdorur kamera të vogla, robotët Kiva lëvizin rreth objektit, duke lëvizur stokun dhe duke i sjellë ata tek paketuesit. Me përmasa përafërsisht gjashtë inç të gjatë, pajisjet lëvizin vetëm 5 km/orë, por mund të ngrenë pesha me madhësi mbresëlënëse prej 1.500 paund. 

 

Dronët përdorin kodet QR për të gjetur porositë e klientëve dhe për të ruajtur miliona artikuj ndërsa nxitojnë për të ndihmuar. Por, pavarësisht se punojnë pa pushim për 22 orë në ditë, robotët, të cilët janë programuar të vetë karikohen, ndihmohen nga disa qenie njerëzore. Punëtorët brenda kompleksit me përmasa gjigande marrin dhe paketojnë mallra nga raftet gjithnjë në lëvizje dhe rrotulluese të sipërfaqes së madhe të kësaj qendre magazinimi. Robotët në Amazon po zëvendësojnë pak nga pak tërësisht nevojën njerëzore nëpër këto magazina. 

Gjithçka e automatizuar dhe shumë prej detyrave që po kryhen më shpejt dhe më mirë nga robotë, bën që kjo kompani të priret gjithnjë e më tepër për të përfshirë më shumë robotë në qendrat e tyre të magazinimit. Kompania gjithësesi këmbëngul se ajo siguron vende pune, duke punësuar rreth 20,000 punëtorë më shumë përveç atyre të punësuar në qendrën në Tilbury që arrijnë një numër të lartë të punësuarisht prej 25.000 vetë. Por kompania ka qenë e kërcënuar nga polemika e kushteve 'Dickensian', në të cilën u pretendua se punëtorët ishin të detyruar të flinin në stacionet e tyre dhe të paketonin qindra sende në ditë.

 

Mick Rix, Zyrtari Kombëtar i GMB, tha më parë këtë vit: "Pasi Amazon publikoi këto rezultate të cilat kanë kaluar çdo kompani tjetër, është koha që ne të hapim paketimin dhe të mësojmë më shumë rreth mënyrës se si punëtorët e saj thonë se po trajtohen çdo ditë."Kjo është një kompani që prodhon shuma fantastike të parave, prandaj pse punonjësit e saj raportojnë kushtet e punës 'çnjerëzore'? 

  

Është çnjerëzore, degraduese dhe poshtëruese që nevojat thelbësore ata duhet ti kryejnë në kushte të tmerrshme. 'Punëtorët e Amazon në vende të ngjashme shkuan në grevë në nëntor, ku një zyrtar i sindikatës tha se punëtorët trajtohen gjithashtu 'si robotë'. 


Më të lexuarat